E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Athinë, shqiptarin e eliminojnë me disa plumba në kokë në mes të sheshit
Bota

Athinë, shqiptarin e eliminojnë me disa plumba në kokë në mes të sheshit

Viktimë nga vrasja e mistershme mbeti një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Vrasja ndodhi rreth ores 22:40 të mbrëmjes së djeshme me orën lokale, në rrugën “Kriti 23” në sheshin e Omonias.

 

Sipas atyre që raportojnë mediat greke, shqiptari kishte qenë duke pirë kafe, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Raportohet se viktima kishte marrë disa plumba në kokë dhe kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pasi kishte kryer krimin, autori ishte larguar me një motor që drejtohej nga një tjetër person.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.