MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME, RAMA ‘IA PLAS’ NË SY REKTORËVE E DEKANËVE: S’JENI ASGJËKUNDI!
Rama eshte duke zhvilluar nje mbledhje me rektoret e dekanEt per te diskutuar per 8 pikat e parashtruara nga studentet qe kane 9 dite qe protestojne.
Gjate fjales se tij ai u ka terhequr vemendjen dekaneve dhe rekoreve per pune jo te mire.
“Une nuk jam me i njejti qe isha para kesaj proteste perballe Universitetit, dhe sa te me keni kryeminister une do jem gjithmone protestues per Universitetitn”, u tha Rama dekaneve dhe rektoreve.

Pjese nga fjala e Rames:
“Konstatoj me keqardhje të madhe që rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar akoma ligjin e arsimit të lartë.
Shpenzimet për makina luksoze -Rama: Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t’i dinë të tjerët.
Të shohësh shpenzimet e universitetit me disbalanca ekstreme. Jam i gatshëm të marrë përgjegjësitë e mia dhe jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës mbi qeverinë që ka dhënë kjo protestë. Kam besuar më shumë se ç’duhet tek autonomia universitare, nuk jam më për këtë. Studentët kërkojnë më shumë vota për zgjedhejt universitare. Si do t’i përgjigjeni?
Ma thoni si i përgjigjeni ju, si i përgjigjet një qeveri e tërë një turme protestuesish që thotë nuk dua dialog por e dua këtë kështu; nga 10 për qind në 50 përdind në zgjedhje. Po ndodh diçka e pa ndodhur. Hera e parë që një protestë studentësh mbahet gjallë duke refuzuar zgjidhjen. Kjo nuk është mister dhe as shkencë se kush e ka mbjellë këtë far. Fakti që pjesa më e madhe e studentëve dolën që janë në mbështetje dhe presin zgjidhje me të drejtë, a nuk e meritojnë vallë një reflektim”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



