E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Fake News’/ Studentët me deklaratë urgjente, ja çfarë paralajmërojnë
Lajme

‘Fake News’/ Studentët me deklaratë urgjente, ja çfarë paralajmërojnë

Këshilltar Studentorë kanë reaguar pasditen e sotme në lidhje me disa zëra që thonë se kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Por këshillat shprehjen se nuk kanë kërkuar asnjë seancë dhe këto thirrje janë vetëm tentativa për ti përçarë.

Deklarata e Këshillave Studentorë:

Sot nga media jemi njohur me një fake news, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona.

Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për të na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë.

8 kërkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika.

Në rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jonë do të përshkallëzohet në rang kombëtar.

Kushdo që kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studentëve.

Faleminderit.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.