E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Rama sjell shembullin amerikan për t’u dhënë një mesazh studentëve
Lajme

FOTO/ Rama sjell shembullin amerikan për t’u dhënë një mesazh studentëve

Kryeministri Edi Rama i mëshon kërkesës për dialog me studentët, për plotësimin e kërkesave që ata kanë parashtruar.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama në një shënim në Instagram.

Më herët, kreu i qeverisë, ka artikuluar se është dakord në parim për 8 pikat, por duhet një dialog me studentët.

Ndërkohë, protesta e studentëve vijon para kryeministrisë, në ditën e 12-të të saj. Këtë të diel, nga sheshi para zyrës së kreut të qeverisë, protestuesit thanë se janë kundër dialogut, ndërsa i kërkuan kryeministrit të plotësojë kërkesat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.