E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do rrethohet salla e Parlamentit nga Garda? Kuvendi e mohoi, Gazment Bardhi ironizon: Lindita nuk jep urdhra, por vetëm i zbaton!
Politikë

A do rrethohet salla e Parlamentit nga Garda? Kuvendi e mohoi, Gazment Bardhi ironizon: Lindita nuk jep urdhra, por vetëm i zbaton!

Një foto e shpërndarë nga Gazment Bardhi, i cili tha se Garda po bën prova për të rrethuar sallën e Parlamentit të hënën ka shkaktuar reagime.

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi pretendimin e Bardhit, duke thënë se Lindita Nikolla nuk ka urdhëuar për asnjë masë të veçantë. bardhi nikolla Ndërkohë, Bardhi tha se Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë. Ai deklaron se fotoja e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës. Sipas tij, Lindita Nikolla nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama. “Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës.

Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, shkruan Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.