E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ta shpërndajë Parlamentin më 15 mars?
Publik News

A do ta shpërndajë Parlamentin më 15 mars?

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili tha se Kreu i Shtetit nuk firmos dot dekret për shpërndarjen e parlamentit dhe se Kuvendi nuk do ta njohë një dekret të tillë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta theksoi se nëse maxhoranca ecën përpara me “projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese” do të fillojë konsultimet me të forcat politike.

 

Meta-manifestimi-2marsi

“Unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot dhe kjo është normale. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë, që populli shqiptarë po humbet durimin nga grishi i shtetit, i cili, nëse nuk e dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, pra për të ekzekutuar Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që kjo është përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do të filloj konsultimet me forcat politike sepse është e qartë se populli e priste shpërndarjen që sot. Unë e bëra të qartë që deri më 15 mars do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë. Nga sot ka nisur një pranverë kuqezi, në kuptimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kushtetutës. Jemi këtu sepse kemi luajtur me kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët të tallen me kushtetutën tonë”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.