E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do të ketë borë në Tiranë?! Si paraqitet moti për datën 1 dhe 2
Lajme

A do të ketë borë në Tiranë?! Si paraqitet moti për datën 1 dhe 2

Meqë jemi në çastet e fundit të 2017-tës dhe ditët e para të vitit i keni ende pushim , ja vlen ti hidhni një sy motit. Mesa duket ndryshe nga parashikimet e mëparshme borë nuk do të ketë në Tiranë.

E hënë – dt. 1 janar: Dita nis e kthjellet por duke iu afruar mesditës vranësirat shfaqen në Veriperëndim e gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja shton vranësirat në territor duke sjellë reshje të pakta në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore deri në orët e natës kur reshjet intensifikohen përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

E martë – dt. 2 janar: orët e para të ditës mbeten me vranësira e reshje të pakta në Veri – Qendër ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të vendit.

Mesdita dobëson vranësirat duke izoluar shirat në Veriperëndim – Jugperëndim dhe dëborë të pakët në zona të izoluara në Veri dhe Lindje duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime e vranësira kalimtare

TABLOJA TERMIKE: ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të së hënës por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në vlerat 13 – 14°C, gjatë mesditës në ultësirën perëndimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.