E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A e di cila është e keqja më e madhe e shqiptarëve?
Lajme

A e di cila është e keqja më e madhe e shqiptarëve?

Një kope pulash jetonte brenda një gardhi të vjetër, të mbyllur me një lesë të konsumuar. Çdo mëngjes fermeri vinte, u merrte vezët, u hidhte pak misër dhe largohej. Një ditë, njëra nga pulat i tha të tjerave: “Ejani të dalim jashtë, të mos rrimë këtu brenda gardhit. Do jemi të lira e do ushqehemi në natyrë.”
“Po sikur të na hajë dhelpra?” tha njëra.
“Po sikur fermeri të na zërë e të na therë?” tha tjetra.
“Mos e prish rehatinë për ëndrra boshe!” ia preu më e vjetra, që kishte vite që bënte vezë për fermerin.
Pula e re nuk i dëgjoi, por shkoi dhe e shqeu lesën.

Këtë fillim korriku, platforma ndërkombëtare Numbeo e renditi Shqipërinë në vendin e fundit për cilësinë e jetesës, krahasuar me 37 vende europiane. Sipas raportit, kemi fuqi blerëse shumë të ulët, apartamentet me çmime shumë të larta, kujdesi shëndetësor vlerësohet i dobët, ndotja është në nivele shqetësuese, kryesisht në Tiranë, dhe i vetmi faktor pozitiv është klima.

Që të kthehem tek historia e pulave: pasi u kërkoi të gjithave me radhë që ta shoqëronin në liri, asnjëra nuk e ndoqi dhe u detyrua të kthehej në turmë me të tjerat. Fermeri riparoi lesën, vijoi t’u merrte vezët dhe atë që nuk pillte më, e therte.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.