E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A është ministri Xhafaj i lidhur me spiunazhin rus?
Publik News

A është ministri Xhafaj i lidhur me spiunazhin rus?

Avokati Altin Goxhaj i ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve në Fax News ka folur për çështje të ndryshme të aktualitetit, ndërsa ka theksuar se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është i lidhur me spiunazhin rus.

Avokati tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po sjell një spiun rus, Yury Fedotov në Shqipëri dhe vendimi është marrë para dy ditësh.

“Zoti Fatmir Xhafaj, ose në thonjëza ‘njeriu i amerikanëve’ ka dhënë ‘ok’ që njeriu i shërbimeve ruse të vijë në Shqipëri, për tu instaluar në Tiranë.

Ky personi Fedotov në vitin 70’ deri në vitin 91’ i ka shërbyer Bashkimit Sovjetik në strukturat më të rëndësishme që lidheshin me KGB-në. Një person i njohur në Rusi për forcën e tij, ka qenë ambasador i Rusisë në Londër. Ky personi është me peshë të madhe në fushën e influencës ruse në botë. Ky mbulon informacionet në OKB dhe kjo është arsyeja pse OKB-ja është një organizatë antiamerikane.

Kjo OKB ka shef për drogën dhe krimin një nga personat të lidhur me shërbimet sekrete ruse, është diplomat i lartë. Ky ka pasur një debat me qeverinë shqiptare, në vitin 2015 kur ishte Saimir Tahiri ministër i Brendshëm OKB nëpërmjet kësaj zyre mori angazhim që të sillte 10 milionë dollarë ndihmë logjistike në dogana për drogën dhe nuk e solli. Në vitin 2016 drejtori i policisë, Chipa, ka bërë debat të madh me këtë tipin në emër të Saimir Tahirit pasi i tha se në Shqipëri nuk mund të sillnin njerëz pasi nuk kishin mbajtur asnjë angazhim për Shqipërinë.

Tani çfarë ndodh, vendoset nga ky tipi që në Shqipëri të futej një person si këshilltarë special që mund të merrte informacion kudo ku ka interesa amerikane dhe qeveria shqiptare i tha jo, qëndrimi ka qenë i prerë deri në vitin 2017. Tani në vitin 2018 sapo prezantohet një person për ambasador amerikan në Shqipëri një njeri që e njeh mirë Rusinë, ndodh papritur që Fatmir Xhafaj thotë le të vijë ai. Vendimi sapo është marrë, 6 korrik, Fatmir Xhafaj bie me urgjencë dakord që në shtator të vijë një person i këtij personi në fjalë. Rusia po kundërvepron, dhe sjell një spiun dhe operacionin e drejton Fatmir Xhafaj”, tha Goxhaj ndër të tjera

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.