A është Rama pas protestave për Zvërnecin!?
Të jemi të qartë që në fillim: ka dy lloj protestuesish. Ata për pronën e tyre private, që pretendojnë se po ua vjedhin (çdokush që proteston për të ruajtur pronën e vet është në të drejtë, nëse është vërtet e tija) dhe sorrat ambientaliste që duan të ruajnë Zvërnecin nga zhdukja e 200 llojeve të sorrave a pelikanëve, siç thonë.
Këta që nuk protestojnë se po zhduket raca njerëzore me vendim qeverie në spitalin e Tiranës (do rimbursuaka shpenzimet per ndryshimet hormonale vajza e Valdete Salës, një monstër njerëzore), protestojnë se nga investimi rreth katër miliardë dollarë i dy prej familjeve më të fuqishme të globit, për ta bërë Vlorën qendrën e turizmit modern në Mesdhe, rrezikohet zhdukja e 200 llojeve të sorrave.
E kuptoni që këtë zhurmë dhe këtë lloj proteste janë vetëm dy fuqi që mund ta bëjnë:
1. Rama me sorrat e tij mediatike dhe politike, për t’i thënë familjes Trump se: “Vërtet po investoni në pronë private, vërtet Sazanin, edhe pse ua dhashë, nuk po ma merrni, por ma dini pak më shumë për nder, se po mbyll sytë para protestave kundër investimit në pronë private.” Janë të njëjtët që nuk organizuan asnjë protestë kur Rama ja fali rreth dy miliardë euro pronë shtetërore (Portin e Durrësit) Alabarit të tij fake, duke e lënë Shqipërinë pa port në Adriatik. Janë po ata që protestojnë pse po investohet projekti më i madh turistik mesdhetar në Vlorë nga dy prej familjeve më të fuqishme të botës, në pronë private dhe me kontratë me privatin.
2. Pas sorrave të OJQ-ve të majta që po protestojnë për “mbrojtjen” e 200 llojeve të sorrave të Zvërnecit, janë edhe fqinjët që kanë qindra ishuj të pashfrytëzuar dhe do të përgjëroheshin për këtë investim.
P.S: Kush ka qenë në Porto Montenegro e kupton se sa dritëshkurtër jemi. Ai investim do të bëhej në Vlorë, por e dëbuan të njëjtat sorra atëherë, dhe sot shqiptarët shkojnë e lënë miliona në Malin e Zi. Madje, më shumë këta që drejtojnë debate politike në darkë dhe i ulërijnë opozitës pse nuk përmend “oligarkët”! Pikërisht për këto sulme paguhen me miliona nga Rama, Bela, Gysi etj., që të lënë mijëra euro në fundjavë te kazinotë e oligarkëve malazezë në Porto Montenegro, në investimin që na e vodhën ne pas protestës së sorrave të asaj kohe!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



