“Edhe pak ditë…”, kërcënim tronditës ndaj Arben Ahmetajt dhe Çim Pekës
Një person ende i paidentifikuar ka publikuar një mesazh kërcënues drejtuar ish-zvkryeministrit Arban Ahmetaj dhe gazetarit Çim Peka.
Në deklaratat e tij, personi pretendon se do të udhëtojë drejt Zvicrës dhe se synon të rrëmbejë Arban Ahmetajn. Po ashtu, ai ka bërë edhe një deklaratë kërcënuese ndaj televizionit Syri TV, duke pretenduar se aktiviteti i tij do të ndërpritet brenda pak ditësh.
Nuk dihet ende identiteti i personit që ka bërë këto deklarata, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse kërcënimet janë konkrete dhe nëse pas tyre ekziston ndonjë plan real.
Përmbajtja e mesazhit, veçanërisht referenca për një udhëtim drejt Zvicrës dhe marrjen peng të Ahmetajt, përbën një pretendim serioz që kërkon verifikim dhe vlerësim nga autoritetet përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



