E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Ky është Fabjan Peka, shqiptari që u përball me Edi Ramën në avion
Denoncime

Ky është Fabjan Peka, shqiptari që u përball me Edi Ramën në avion

Personi që shihni në foto është Fabjan Peka, shqiptari që u përball me kryeministrin Edi Rama gjatë fluturimit në linjën Tiranë-Napoli dhe që më pas u shoqërua nga policia italiane.

Në një video të publikuar nga ngjarja, Rama dhe i riu shihen duke zbritur së bashku nga shkallët e avionit. Gjatë zbritjes, kryeministri shihet teksa i vendos dorën në pjesën e qafës të të riut dhe e mban deri në fund të shkallëve.

Në momentin që mbërrijnë në tokë, pranë avionit ndodhen efektivë të policisë italiane. Rama shihet teksa ia dorëzon të riun policëve, të cilët më pas e shoqërojnë drejt një automjeti.

Nuk dihet ende me siguri se çfarë ka ndodhur para momentit të filmuar dhe çfarë është thënë mes Ramës dhe të riut gjatë fluturimit apo gjatë zbritjes nga avioni.

Sipas dëshmitarëve të cituar në raportimet për ngjarjen, Fabjan Peka e ka sharë Ramën gjatë zbritjes nga avioni. Ndërkohë, një tjetër version që po qarkullon në media është se i riu i ka thënë kryeministrit: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”.

Ky version, megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe nuk dihet nëse kjo ka qenë realisht shprehja e përdorur gjatë përplasjes mes tyre.

Fabjan Peka është bërë tashmë në qendër të vëmendjes pas incidentit në fluturimin Tiranë-Napoli. Sipas të dhënave që qarkullojnë në media, ai është gjithashtu kushëri i gazetarit Çim Peka.

Pamjet e publikuara kanë hapur pikëpyetje mbi atë që ka ndodhur para momentit kur kamera nis të regjistrojë, si dhe mbi arsyet konkrete që çuan në shoqërimin e të riut nga policia italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.