E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A i duhet Teatri një populli që nuk ka mbushur barkun me bukë?
OP-ED

A i duhet Teatri një populli që nuk ka mbushur barkun me bukë?

“Oreks të mirë fëmijë! Me ju sot krenohemi jo ne, por i gjithë qyteti, e gjithë Shqipëria. Ju bëtë një punë të mirë, një gjest patriotik, sepse i dhatë përgjigje të merituar shpifjeve të komunistëve. Ju bijtë e këtij populli,  fukarenjtë e vërtetë, ngritët dorën duaj të bardhë kundër propagandës së tyre të kuqe. Ju lumtë!”

Këto ishin fjalët e një tjetër Luigji Italian, një burokrati harbut, të ftohtë dhe të pamëshirë, të cilin Musolini e kishte sjellë në Tiranë si drejtor të një strehë vorfnore për jetimët e Tiranës së varfër dhe të rrënuar prej luftës, përpara se ata të hanin bukën me caj dhe me djathë që ua kishte dhuruar Ducja i Romës. Luigi fashist kishte nën komandën e tij një kujdestar bandit, hajdut dhe kriminel që keqtrajtonte fëmijët jetimë dhe që vidhte prej ushqimeve të tyre në bashkëpunim me Luigin dhe furnitorin hajdut. Sipas versionit të të kuqve, që do të shëmbin Teatrin e Duces sot, Luigi ishte një burokrat fashist që shiste pordhë në Tiranën e varfër të asaj kohe me kostume shumëngjyrësh dhe kravata të kombinuara bukur, që të dukej sa më josësh për zonjushën simpatike Stela Balandrim mesuesja e muzikes që u mësonte jetimeve të Tiranës kulturën, muzikën dhe këngët fashiste dhe argëtonte Luigin “dopolavoro”.

Luigi kishte ardhur për të përhapur kulturën dhe ideologjinë fashiste tek fëmijët e varfër të Tiranës dhe armiqtë e tij kryesore ishin të kuqtë komunistë. Sa herë që mësuesi i jetimëve Luani, ngrinte tek Luigi ndonjë shqetësim të fëmijëve se i kishin lënë pa bukë, apo se i kishin ngritur netëve për të grisur parrullat, Luigi fashist e këshillonte mësues Luanin (një komunist i infiltruar në shkollën fashiste), që të bënte kujdes së fëmijët ishin duke e vënë në lojë. Kur mësues Luani i thoshte Luigit fashist se fëmijët ishin të lodhur e të përgjumur, ai i thoshte: “Kujdes! Janë dembelë e hileqarë, kam frikë se po ju venë në lojë”.

Si për ironi të fatit, apo të historisë, një tjetër Luigi vjen në Tiranë si Ambasador, tashmë i Europës së qytetëruar dhe jo i fashizmit. Luigi është polici italian të cilit Evropa i ka besuar misionin e përfaqësimit të Bashkimit Evropian, këtu në Tiranën e varfër dhe të mjerë të gati një shekulli më vonë. Luigi i Evropës në Tiranë është pyetur nga gazetarët sot, lidhur me qëndrimin dhe opinionin e tij rreth Teatrit Kombëtar dhe shembjes së tij. Një vepër kulturore të ndërtuar nga Luigi i disa dekdave më parë, që kishte ardhur në Shqipëri me mision nga Duçja i Romës për të përhapur kulturën fashiste në këto troje të varfëra.

Luigi që disa dekada më parë kishte ardhur për të shuar të kuqtë, vjen sot për të bashkpunuar me të kuqtë dhe për t’u dhënë atyre mbështetje të plotë, për prishjen e trashëgimisë së Duces dhe eleminimin e saj të plotë nga qëndra e Tiranës. Nuk është e lehtë të besosh në fat, e në koecidenca të tilla të historisë, por ja që faktet janë ndonjëherë kokëforta. Luigi sot ka thënë se ai nuk merret fare me këtë punë dhe se atij i intereson vetëm ligji. Ai nuk harroi të na kujtojë sot se tenderi është i hapur deri në shtator dhe se prishja e Teatrit të Duçes së Italisë në Tiranë, është tashmë një çështje, përtej kompetencave të tij dhe se ajo i përket Duçes së Rilindjes në Tiranë. Është çështje e çunave që merren me ndërtim kullash dhe me pastrim parash. Pra, Luigi sot në një farë mënyrë zgjodhi të rreshtohej me Duçen e Tiranës.  Duçja i Tiranës është projektuesi, hartuesi, perpiluesi dhe zbatuesi i një projekti politik fashist, që ka për qëllim varfërimin e shqiptarëve, zbrazjen e Shqipërisë prej tyre dhe fshirjen nga faqja e dheut dhe nga qendra e Tiranës, e të gjitha urave të kujtesës tonë historike e kombëtare që e lidhin të tashmen dhe të ardhmen me të shkuarën tonë, për ta zëvendësuar atë me kulla oligarkësh që pastrojnë paratë e kokainës në qytetin e varfër në zemër të Evropës.

Luigi i Europës në Tiranë, tregoi sot në mënyrë të hapur se ai thjesht ka ndryshuar Duçen prej nga merr urdhëra, por jo projektin dhe misionin. Luigi i Evropës në Tiranë tregoi sot, ashtu sic ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre muajve, me ritme të kënaqshme se është me Musolinin e Rilindjes dhe jo me varfanjakët e strehës vorfnore në zemër të Evropës, që quhet Shqipëri dhe që kërkojnë e luftojnë që Teatri të mos shembet. Ai na tregoi sot, se anëtarët e strehës më të madhe vorfnore në zemër të Evropës, që quhet Shqipëri, nuk kanë asnjë ndryshim tek kosideratat e tij njëlloj si një shekull më parë. Na tregoi sot, se ne vazhdojmë të qëndrojmë tek kosideratat e tyre njëlloj si tek ato të Luigit të Duces një shekull më parë. Ne vazhdojmë të jemi për sytë tuaj, shqiptarët e varfër, të mjeruar, kokërruar që mos të zemë morra, të cilët nuk meritojnë të flasin për kërkesa kaq elitare sic është mbrojtja e trashëgimisë kulturore, ndërkohë që nuk kemi mbushur barkun me bukë. Ne vazhdojmë të jemi tek konsideratat e tyre ata kokërruarit e varfër, me pamje prej “shimpanzeje” të cilët zbarkuan tek brigjet e Italisë tre dekada më parë, për të kërkuar anëtarësim tek jeta dhe tek kultura Evropiane, pjesë e të cilës ata nuk u lejuan të bëheshin kurrë.

Interesante dhe mbase ironike është e gjitha kjo. Sa herë dal në Evropë dhe përballem me aq shumë vepra arti, ndërtesa hitorike dhe statusja të mrekullueshme, në Paris, Berlin, Vjenë e Romë, mendoj vazhdimisht për energjite e jashtzakonshme dhe kujdesin e madh që bëjnë qeveritë e evropiane për të ruajtur trashëgiminë e tyre kulturore. Kam medituar vazhdimisht teksa bëja foto tek testikujt e statujave të burrave të famshëm dhe tek gjinjtë e rrumbullakosur të statusjave të grave të mëdha të historisë se Evropës, që shfaqen pergjithesisht në formë cezmash nga ku vizitorëve të ndryshem nga e gjithë bota u ofrohet një kupë kulture e Evropës dhe nuk e kam patur dy herë rresht të njejtin përjetim kulturor. Ndërkohë sot e kam një meditim dhe një qëndrim të qartë, për Luigin dhe për të gjitha statujat e diplomacisë evropiane në Tiranë, packa se janë të veshur mirë. Ata janë cezma të vjetra që percjellin të gjithë antikulturën dhe antiqytetarinë.

Nuk do ta zgjas më Luigi, sepse mesazhi është i qartë për të gjithë dhe po e lejova veten të shkruaj sërsish, kam frikë se do ta kem të pamundur të jem kaq i edukuar sa dukem në këto rreshta. Kështu pra:

Ciao Luigi! Vazhdo kështu se do të bësh përpjetë. Ducja i Tiranës dhe cunat e kullave, janë të kënaqur prej jush. Fundja c’i duhet Teatri një populli që nuk ka mbushur barkun me bukë?!/Puls7.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.