E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“A i njihni Zoton, Mërtiriin dhe Gugalljan?”-  Damian Gjiknuri: Me Zoton jam takuar disa herë, në vitin 2001 punonim bashkë në të njëjtin institucion
Lajme

“A i njihni Zoton, Mërtiriin dhe Gugalljan?”- Damian Gjiknuri: Me Zoton jam takuar disa herë, në vitin 2001 punonim bashkë në të njëjtin institucion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka pranuar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve se është takuar disa herë me Klodian Zoton, madje shtoi se ka punuar me të në të njëjtin institucion në vitin 2001.

Pjesë nga diskutimet:

Jorida Tabaku: Zoti gjiknuri e njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan?

Damian Gjiknuri: Në lidhje me shtetasit që përmendët, zonjë Gugallja nuk e njoh. Zotin Mërtiri e njoh si fytyrë. Zotin Zoto e kam takuar disa herë, në cilësinë e ministrit kur kam vizituar impiantin e Elbasanit në vitin 2017 dhe e kam takuar dhe njëherë tjetër në zyrë në lidhje me një investim që ka patur për një fabrikë qelqi. Më ka qëlluar të punojë me të në vitin 2001 në Ministrine Mbrojtjes ku unë kam qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe ai ka qenë kordinator në zyrën e ministrit të atëhershëm, por dua të shpjegoj se janë njohje krejt rrethanore dhe jo të afërta.

Gjiknuri: Para se të vija në komision pashë një postim të PD me pretendimin se kam udhëtuar 7 herë me Zoton, më vjen mirë që keni ndryshuar deklaratë, jo si e Bardhit që tha plot 17 herë. Kam ngritur padi civile ndaj tij për shpifje. 98% e udhëtimeve janë pune, rezulton që nga pretendimet e tij janë 4 5 data që përkojnë me udhëtimet e mia. Bëhet fjalë për transport publik, Shqipëria ka vetëm një aeroport. Nga data të cilët më përkonin me ato që thoshte Bardhi, pa ditur librezën e të gjithë pasagjerëve, data 21.3.2018. Unë ndodhem në Samitin e Sofies me sekretarin e BE dhe ministrat e Evropës Juglindore. Janë hedhur shumë akuza…

Gjithashtu Gjiknuri tha se ka paditur sekretarit e PD Gazment Bardhi për shpifje, në lidhje me deklarimet e bëra nga ky i fundit. Më tej Gjiknuri shtoi se udhëtimet mund të verifikohen , ndërsa shtoi se akuzat janë politike

Gjiknuri: Janë deklaruar sikur kam udhëtuar private me të. Nuk e mohova që i njoh. Njoh shumë njerëz në jetë. Me vëllain tënd unë jam komshi, ca duhet të them. Jemi një vend i vogël. Nuk kam kthyr snjë udhëtim zyrtar. Jam në gjykatën e Tiranës duke ndjekur denoncimin për shpifje.

Tabaku: Më shkruan zoti Bardhi që e ke pasur shok në shkollë. Me ka nis edhe nje link dhe më thotë se do coj prova të tjera në gjykatë.

Gjiknuri: Rrethanat në jetë më kanë sjellë të punoj me të në vitin 2001 dhe nuk e kam patur shok shkolle. Kam pasur Lulzim Bashën shok shkolle në Holandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.