A ka banane në Shqipëri?!
Lutfi Dervishi
Kiko shpjegon Shqipërinë
Kiko Majmuni (K.M) vendosi që pushimet e vjeshtës t’i bënte në vendlindje, por Shqipëria, atdheu i dytë, nuk ju nda për asnjë moment. Policia kolumbiane e mori në pyetje jo se kishin ndonjë informacion, por thjesht kuriozitet për vendin.
-Ku bie Shqipëria?
-Në Europë.
-Ku saktësisht në Europë?
-Në lindje të Italisë dhe në Veri të Greqisë.
-Duhet të jetë vend shumë i mirë. Ka det?
-Jo, një por dy dete, ka edhe liqene, ka edhe lumenj. Uji që rrjedh në to është flori.
-Flori?
-Flori e shkuar floririt është ujë i rrëmbyeshëm prodhon energji dhe tani që është lufta në Ukrainë, Shqipëria prodhon energji vetëm nga uji.
-Ka male në atë vend?
-Male dhe fusha. Kodra dhe lugina.
-A ka gjë nën tokë?
-Plot minerale, qymyr, nikel, nafte, gaz, baker, ar…
Edhe ar?
-Ka çdo gjë.
-A kanë problem me plakjen?
-Jo. Janë popullsia e dytë më e re në Europë.
-Ke kane fqinj?
-Shqiptarët.
-Si është koha atje?
-300 ditë diell. Mrekulli. Katër stinë.
-Bëhet gruri në Shqipëri?
-Bëhet çdo gjë, grurë, misër, thekër, elb, pambuk…
-Po frutat bëhen aty?
-Fruta sa të duash- rrush, mollë, kumbulla, madje edhe fruta ekzotike…
-Po banane?
-Ah bananet nuk ka, por majmunë ka plot.
-Dhe ne që menduam se jeton i vetëm në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



