E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A nuk ka PS njerëz që nuk janë të lidhur me drogën? Rama sërish nuk ka përgjigje
Lajme

A nuk ka PS njerëz që nuk janë të lidhur me drogën? Rama sërish nuk ka përgjigje

 

Edi Rama sërish nuk i ka dhënë dot përgjigje pyetjes ‘nëse PS ka njerëz që nuk janë të lidhur me drogën për tu bërë ministër të Brendshëm?’.

Pasi dështoi dhe braktisi konferencën e tij pak ditë më parë, Rama as mbrëmjen e sotme nuk i ka dhënë dot përgjigje kësaj pyetje.

Gazetarja Mirela Milori përsëriti pyetjen e gazetares Ambrozia Meta, të pak ditëve më parë dhe Rama nuk u përgjigj sërish, duke dhënë një seri argumentesh, por duke mos folur për thelbin, taktikë që kryeministri e përdor shpesh, kur nuk ka përgjigje për të dhënë.

‘Një familje, parti politike, qeveri, organizatë, shoqëri, komunitet, nuk mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes bën një mëkat, që mund të shkelë ligjin, të dalë si, dru i shtrembër.

Mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon ndaj rastit.

Ndër njerëzit ka njerëz që arrijnë të shfaqen në shkelje të ligjit, apo të akuzuar si shkelës të ligjit. Njerëzit shkojnë atje si vdekatar e mëkatar. Nuk shkojnë si engjëj, që nëse njëri nga ata ka rënë në mëkat janë të përjashtuar.

E rëndësishme është si reagon.

Nëse ne hymë në këtë histori, se kush akuzon është i diskutueshëm në moralin e vet, nuk mund të mos kemi askënd që të mos jetë i paparagjykueshëm.

Edhe mua më janë bërë shumë akuza dhe nëse do ishin të vërteta nuk do isha këtu.

Në Shqipëri ka një kulturë akuzash që vjen që nga koha e vjetër, që kundërshtari trajtohet si armik’, tha Edi Rama përballë gazetares Mirela Milori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.