E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po e kërcënon Edi Rama dhe mafia opozitarin Sali Berisha?
OP-ED

A po e kërcënon Edi Rama dhe mafia opozitarin Sali Berisha?

Në një shënim të portalit “Syri.net” jepet alarmi i kapjes totale të shtetit, shoqërisë dhe medias dhe drejtësisë nga krimi në pushtet nën udhëheqjen e Edi Ramës. Shkrimi i  plotë: 

Krimi pasi ka kapur qeverinë dhe median, po kërcënon opozitën për ta eliminuar apo nënshtruar…

 

Lidhjet e qeverisë Rama me krimin janë të ngushta dhe të forta. Në Shqipëri vepron e drejton mafie-politika.

Së bashku, mafia dhe politika kanë vënë nën kontroll biznesin dhe po pasurohen, ndërkohë që qytetarët po varfërohen.

Së bashku, mafia dhe politika, kanë vënë nën kontroll median e po mashtrojnë qytetarët dhe kërcënojnë opozitën e kundërshtarët.

Se bashku, mafia dhe politika, po tentojnë të vënë më së fundmi nën kontroll edhe drejtësinë, për të pastruar pasuritë e tyre, për të fituar certifikatën e pastërtisë dhe për të kërcënuar me burg opozitën e kundërshtarët politikë.

Mbrëmë në një emision televiziv ishte vetëm një fragment i kësa beteje të ashpër të mafie-politikës kundër opozitës, kundër njërit nga opozitarët e vendosur kundër krimit, dhe mafie-politikës. Qëllimi i kësaj beteje ishte për të eliminuar kundërshtarin më të fortë përmes kërcënimeve sepse kundërshtari më i forte sipas tyre duhet eliminuar. Për ta friksuar me burg kundërshtarin e forte, tani që kanë vënë nën kontroll drejtësinë. Për të ofenduar përmes medias që zotërojnë dhe gjoja-opinionistëve që dalin cod natë të “armatosur deri në dhëmbë”.

Por nuk janë të pakta edhe rastet kur mafie-politike kërcënon opozitën dhe kundërshtarët politikë për ti nënshtruar. Për ti kompromentuar. Për ti neutralizuar.

Po ashtu mafie-politike, për të maskuar veprimet e saj, ka vënë në veprim para të shumta dhe mekanizma për kompromentimin e zyrtarëve të lartë të institucioneve që monitorojnë Shqipërinë apo përfaqësues të vendeve të rëndësishme që përgatisin raporte për situatën në Shqipëri.

Mafie-politika ka ngritur një makineri të tmerrshme dizinformimi, shpifjesh dhe ofendimesh, që shtrihet nga zyrat e shtetit, në redaksitë e medias së shkruar dhe elektronike, e deri në rrjetet sociale për të turrollosur qytetarët dhe kërcënuar kundërshtarët politikë.

Situata është shumë e rëndë. Politike duket sikur nuk është më një mekanizëm zgjidhjeje. Ekonomia është në prag të rrënimit. Qytetarët duken të mpirë nga dëshpërimi dhe mungesa e shpresës. Një gjëndje e zymtë që mund të precipitojë. Përgjegjëse kryesore dhe e vetme është qeveria dhe drejtuesi i saj, i cili është vënë në krye të këtij projekti vetëm për interesin personal të karriges së tij.

Qytetarët në shumicë e kanë kuptuar se cpo ndodh por ndjehen të pafuqishëm për tu bashkuar dhe për të vepruar. Është koha për veprim!

Nesër do të jetë shumë vonë!/Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.