E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A quhet tradhti nëse nuk ka pasur kontakt fizik?
Publik News

A quhet tradhti nëse nuk ka pasur kontakt fizik?

Disa njerëz flirtin nëpërmjet rrjeteve shoqërore e konsiderojnë të rrezikshëm për lidhjen, ndërsa të tjerët mendojnë që kjo nuk është asgjë e re dhe se njerëzit gjithmonë janë të gatshëm për këtë lloj flirti – nëse nuk ka pasur marrëdhënie fizike, nuk ka tradhti

Ata besojnë që bisedat online nuk do të rrezikojnë lidhjen së paku derisa partneri nuk është i vetëdijshëm për atë që pala tjetër bën, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Universitetit në Indiana (SHBA) e kanë konfirmuar këtë, sepse rezultatet e hulumtimit tregojnë që nuk ekziston lidhja midis bisedave “të nxehta” me gjininë tjetër nëpërmjet internetit dhe përkushtimit ndaj partnerit në lidhje.

Kjo formë e marrëdhënieve zbulohet më lehtë se tradhtia klasike, sepse lë gjurmë në rrjete sociale, prandaj është më e lehtë të zbulohet.

Mirëpo, madje edhe vetë vetëdija për atë që kemi bërë diçka që do ta lëndonte partnerin tonë do të ndryshonte mënyrën me të cilën e shohim: do të na duket marrëzi dhe naive, por edhe e lëndueshme.

Çfarëdo që të jetë fjala, nuk është ajo mbi të cilën mbështetet lidhja, ato janë adhurime dhe respektim reciprok.

Imponohet përfundimi?

Nëse nuk e dini që ajo që bëni a është tradhti apo jo, shtroni pyeteni veten: A do ta shqetësonte kjo partnerin tim? A do të më shqetësonte mua nëse partneri im vepron si unë?

Nëse përgjigjja është po, fjala është për tradhti. Dhe nëse vazhdoni kështu, do të tregoni qartë që nuk çani kokën për ndjenjat e saj apo të atij. Mos u mashtroni – drejtpërdrejt apo online, megjithatë do të ketë njëfarë rëndësie.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.