Abazoviç e bën zgjedhjen e tij, kjo do të jetë qeveria e re në Malin e Zi
Zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Malin e Zi patën si protagonistë shqiptarët, jo për numrin e madh të votave që morën, por për rëndësinë e mandateve të tyre.
Dritan Abazovic, lideri i “E zezë dhe e Bardhë”, është ai që përcaktoi edhe formimin e qeverisë së re në Malin e Zi, pasi 4 mandatet që partia e tij mori ishin shumë të rëndësishme për të fituar të drejtën e qeverisjes.
Sot është mbajtur një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.
Pas 30 vitesh në pushtet, partia e Milo gjukanoviç kalon për herë të parë në opozitë.
Ata kanë rënë dakord për katër parime, të cilat i kanë bërë publike me anë të një njoftimi.
“Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.
Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.
Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë, “thuhet në deklaratë.
Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur për Malin e Zi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



