E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Abonimi për 50 euro”/ Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në Festivalin e Kanës?! Si tentuan ta “gënjejnë” publikun me një video
Publik News

“Abonimi për 50 euro”/ Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në Festivalin e Kanës?! Si tentuan ta “gënjejnë” publikun me një video

Prej dy ditësh Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë informuar publikun se ndodhen në festivalin e Kanës për të promovuar filmin e tyre “Dy gisht Mjaltë”.

Ndërkohë që të gjithë e kanë marrë këtë informacion të mirëqenë, e madje shumë artistë edhe i kanë uruar për këtë pjesëmarrje në këtë eveniment mjaft të rëndësishëm, Ermali dhe Elvana janë kujdesur që të jenë shumë të vëmendshëm në postimin e tyre dhe të krijojnë pikërisht këtë konfuzion që është krijuar.Capture-6-1024x455

 

Në fakt, Ermali dhe Elvana ndodhen vërtetë në Kanë, por jo në festivalin e mirënjohur, ku shfaqen filmat më të mirë nga e gjithë bota, por në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.

Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij, kundrejt një tarife çokush mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda.

Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesëmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij aktiviteti.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.