E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzimet me pronat në bregdet, ministri i Drejtësisë paralajmëron zyrtarë dhe ish-punonjës të Kadastrës së Vlorës: Shumë shpejt…
Lajme

Abuzimet me pronat në bregdet, ministri i Drejtësisë paralajmëron zyrtarë dhe ish-punonjës të Kadastrës së Vlorës: Shumë shpejt…

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nga Vlora ka komentuar edhe hetimet e drejtorisë Anti-korrupsion lidhur me abuzimet nga Kadastra e këtij qytet me pronat në bregdet.

Sipas tij ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për Kadastrën e Vlorës.

“Drejtoria e Përgjithshme Anti-korrupsion, ka në hetim disa raste të denoncuara nga qytetarët, lidhur me abuzimet në Kadastrat e bregdetit ku nuk bën përjashtim as Vlora.

Jemi fokusuar në disa raste të denoncimeve nga qytetarë në Vlorë, shumë shpejt do kemi dhe rezultatet konkrete për abuzimet në pronat në bregdet.

Hetimi nuk përzgjedh, hetimi ka pas përfundimit e gjithë gama e zyrtarëve të përfshirë në një rast abuzimi nëse do konstatohet nuk është selektiv. I gjithë kategoria e zyrtarëve apo ish zyrtarëve”, tha Manja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.