E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzimi seksual i të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë shefi i krimeve
Lajme

Abuzimi seksual i të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë shefi i krimeve

Shefi i Krimeve, Dhurim Çenko, është rikthyer në detyrë pas një pezullimi disa mujor, i cili lidhej me çështjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një të miture në qytetin e Përmetit.

Çenko ishte pezulluar nga funksioni pasi ndaj tij ishte nisur një hetim për shkelje të rëndë disiplinore. Sipas verifikimeve, ai dyshohej se kishte pasur dijeni për ngjarjen, por nuk kishte ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për ta referuar dhe trajtuar rastin në kohë.

Paralelisht, për këtë çështje u hap edhe një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi rezultoi se në dijeni për ngjarjen kishin qenë edhe efektivë të tjerë të policisë. Vendimi për pezullimin e Dhurim Çenkos u mor më 19 shtator, vetëm një ditë pasi rasti i abuzimit seksual u bë publik.

Ngjarja u zbulua më 18 shtator, kur në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë mesazhe shantazhuese që lidhen me abuzimin e kryer nga një punonjës policie, i identifikuar si Ago. Këto mesazhe çuan në zbardhjen e një skeme të rëndë shfrytëzimi dhe presioni.

Përveç njerkut të vajzës së mitur, policit P.B., si edhe shpalljes në kërkim të kolegut të tij Ago, autoritetet arrestuan edhe dy persona të tjerë: Kristian Prifti, 46 vjeç, dhe shokun e tij Isi Pasho, 27 vjeç. Këta të fundit dyshohet se kanë shantazhuar policin Ago, duke i kërkuar shumën prej 12 mijë eurosh, në këmbim të mos publikimit në një emision investigativ të një videoje që ata pretendonin se tregonte marrëdhënie intime mes tyre.

Si pasojë e ngjarjes, dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra. Ndërkohë, e mitura ndodhet nën kujdesin e familjes së saj dhe po trajtohet me asistencë të vazhdueshme psikologjike për të përballuar pasojat e rënda të traumës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.