E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prej 45 ditësh të izoluar, banorër në Përmet kërkojnë ndërhyrje urgjente
Lajme

Prej 45 ditësh të izoluar, banorër në Përmet kërkojnë ndërhyrje urgjente

Prej më shumë se një muaji, banorët e fshatit Gostivisht, pjesë e njësisë administrative Frashër në Përmet, përballen me vështirësi serioze në lëvizje për shkak të dëmtimit të rrugës kryesore.

Sipas një denoncimi të bërë publik nga një qytetar i zonës, segmenti rrugor që lidh fshatin me pjesën tjetër të territorit është shembur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, duke u kthyer në të pakalueshëm. Si rezultat, dhjetëra familje mbeten të bllokuara dhe pa një zgjidhje konkrete.

“Prej 45 ditësh askush nuk ka ndërhyrë. Jemi të izoluar dhe pa rrugëdalje,” shprehet banori, duke theksuar se situata vazhdon pa reagim nga autoritetet.

Bllokimi i aksit ka ndikuar drejtpërdrejt në përditshmërinë e komunitetit, duke vështirësuar sigurimin e produkteve bazë, lëvizjen për arsye pune apo shkollimi, si edhe aksesin në shërbime shëndetësore. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të rikthyer qarkullimin dhe për t’i dhënë fund izolimit të zgjatur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.