E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Açka reagon për  4 deputetët e përjashtuar nga Alibeaj
Lajme

Açka reagon për 4 deputetët e përjashtuar nga Alibeaj

’Deputetja e grupit të vulës, Flutura Açka ka dalë hapur kundër Enkelejd Alibeajt, pasi ky i fundit përjashtoi 4 deputetë nga grupi parlamentar.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Açka e cilëson si të marrë Alibeajn për përjashtimin e deputetëve.

Ajo deklaron se Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu dhe Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.

“Marrëzia e vogëlsisë

A jeni në metro?

Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan ajo.

Alibeaj ka përjashtuar 4 deputetë nga grupi. Ndonëse ai justifikohet me pretekstin se 4 deputetët nuk janë distancuar nga dhuna e 8 janarit në përplasjen në selinë e PD-së, e vërteta qëndron te firmat e mbledhura për shkakimin e tij si kreu i grupit.

Alibeaj kërkon të ulë numrin e firmave të deputetëve që kërkojnë ta shkarkojnë nga posti. Mbledhja e firmave ka nisur nga Ervin Salianji, i cili po tenton të marrë vetë postin e e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.