E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adriatik Llalla 0,5milioni USD  shpenzime për bileta avioni
Publik News

Adriatik Llalla 0,5milioni USD shpenzime për bileta avioni

Aq të shpeshta duket sikur kanë qenë udhëtimet me avion të drejtuesve të dikurshëm të Prokurorisë së Përgjithshme sa pyetja që mund të shtrojë një qytetar i thjeshtë është: Më shumë kanë qëndruar në Shqipëri apo në ajër shefat e organit të akuzës në periudhën dhjetor 2012- dhjetor 2017.

Milionat e udhëtimeve

Nëse i sheh me vëmendje shifrat nga dokumentat një kopje të të cilave i zotëron Alpenews.al sheh se për periudhë e viteve 2015- 2016 dhe 2017 shifra titale e shpenzuar vetëm për biletat e udhëtimeve jashtë shtetit nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme të drejtuar nga Adriatik Llalla arrin në një vlerë prej rreth 380 milionë lekësh.

Ndërsa në vitin 2014, siç mund të shihet në kolonën e vlerës totale të transaksioneve, shpenzimet për bileta udhëtimi jashtë shtetit arrijnë në 83 milionë lekë ose për të qenë më të saktë (8.289.968.00 lekë).

Duke i mbledhur shifrat e tri viteve mes 2015 dhe 2017 me totalin e 2014, atëherë shuma e shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për bredhje lart e poshtë me avion nëpër botë është plot 463 milionë.

E e ta mendosh që e gjitha kjo, vetëm për 4 nga 5 vitet e mandatit. Nëse i shton këtyre shpenzimeve edhe ato të 27 dhjetorit 2012 që është udhëtimi ndoshta i parë i Adriatik Llallës jashtë si Kryeprokuror dhe të vitit 2013 kur Rovena Gashi u emërua Drejtoreshë e marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, atëherë shifra me siguri i kalon edhe gjysëm milioni dollarë.

Pyetjet që presin përgjigje

A janë të gjitha udhëtime zyrtare pune këto shpenzime marramendase që janë bërë me paratë e bushtetit të shtetit?

Sa herë kanë udhëtuar edhe jashtë ditëve të aktiviteteve e ndoshta edhe destinacioneve të detyrueshme për shkak të angazhimeve ndërinstitucionale?

A është bërë auditi i brendshëm i institucionit apo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për këto shpenzime marramendase?

A është koha që të verifikohet edhe kjo çështje nëse Llalla dhe Gashi e kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet shpërdorimit të parave të takasapaguesve shqiptarë pa kriter.

Shpenzimet e tjera

Shifra prej gjysëm milioni dollarë nuk është “i vetmi mëkat” që Llalla dhe Gashi kanë bërë me paratë e buxhetit. Shpenzime të jashtëzakonshme duket të jenë bërë edhe për para xhepi të mara me kartë si shpenzime “qejfi” në vlera mijëra eurosh për çdo udhëtim.

Por edhe shpenzime që janë shënuar në shpenzimet financiare për dreka, darka, pritje e përcjellje, të cilat duhen verifikuar në mënyrë specifike e rast pas rasti. Sepse në pasqyrat financiare të Prokurorisë has shifra nga 600 mijë lekë për një drekë të thjeshtë e deri miliona e miliona./alpenews.al

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.