E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adriatik Zotkaj u largua nga mbledhja e Ramës
Lajme

Adriatik Zotkaj u largua nga mbledhja e Ramës

Zbardhen debatet mes Ramës dhe kryetarëve të bashkive

Burime për Publik Media,  bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetarin e bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Burimet bëjnë me dije se pas debatit qe kanë pasur Zotkaj është larguar nga mbledhja që në fillim të saj.

Mbledhja ka nisur me rastin e bashkisë së Policanit ku mësohet se kryeministri Rama i është drejtuar kryebashkiakut të Poliçanit duke i thënë se “ju nuk duhet të jeni në takim sepse bëtë aktin e paturpshëm dhe dogjet teserën e PS”.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se Zotkaj i është përgjigjur kryeministrit duke i thënë: “Nëse ka një akt paturpësie është ajo që keni bërë ju dhe PS që shkrini një bashki që ju ka votuar për 25 vjet”.

Mësohet se debate ka patur edhe me 2 kryebashkiakë te tjerë, të Divjakës dhe Dimalit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.