E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera e inceneratorëve, Artan Hoxha: SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie, gjykata nuk e miratoi
Lajme

Afera e inceneratorëve, Artan Hoxha: SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie, gjykata nuk e miratoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se pak muaj më parë SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari të një bashkie më të vogël se Tirana, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai u shpreh se gjykata nuk e ka miratuar këtë kërkesë, e cila sipas tij do i kishte dhënë SPAK më shumë zemër për të çuar përpara hetimet.

Hoxha deklaroi në ABC se Arben Dervishaj, i cili u vu në pranga ditën e sotme është i treti në listë i vënë në pranga për nga rëndësia duke përmendur Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.

“Prokurori i SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie për Inceneratorët, gjykata nuk e ka miratuar. Po të miratohet ai urdhër do të ishte më e lehtë për Tiranën.

 Por sot kemi vetëm ministrin e mjedisit. Arben Dervishaj është i treti në listë nga këta që janë arrestuar për nga rëndësia. Po të ishte miratuar kërkesa e prokurorit SPAK do merrte zemër”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.