Afera me subvencione për bujqësinë/ Detaje nga operacioni në Kosovë, gruaja e një prej të dyshuarve tentoi ta fshihte çantën me para, policia i gjeti në dhoma e tualet
Rreth 400 mijë euro CASH janë sekuestruar sot në aksionin e Policisë së Kosovës, i zhvilluar në disa zona të vendit. Paratë janë gjetur në dy lokacione në Gjilan e Batllavë, në këtë të fundit gruaja e të dyshuarit ka tentuar t’i fshehë.
Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti, tha për Express se paratë janë gjetur nëpër dhoma dhe në tualet.
“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, në Batllavë dhe Gjilan. Janë gjetur në dhomë, në tualet, në një vend gruaja e të dyshuarit ka tentuar me i fsheh paratë, kjo e fundit ka ndodh në Batllavë”, tha Sahiti.
Teksa shtoi se grumbullimi i informacioneve për këtë aksion ka nisur nga muaji janar. Aksioni nisi sot në në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, për të vazhduar në lokacione të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



