E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afrona Dika reagon pas akuzave të ish partnerit të saj.
Showbiz

Afrona Dika reagon pas akuzave të ish partnerit të saj.

Afrona Dika reagoi tërthorazi në lidhje me pretendimet e Bleros, i cili tregoi versionin e tij të ndarjes duke theksuar se ndarja erdhi për shkak të parave.

Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën,” shkroi me ironi Afrona në Instagram, duke hedhur poshtë deklaratat e Bleros. Në një intervistë për “Prive”, Blero tha se ka preferuar që të mos flasë më parë dhe t’i zgjidhë gjërat në mënyrë private me Afronën, por mesa duket, nuk ia kanë dalë. “Në fillim, lidhjen e kam ndjerë si njëfarë aktrimi. Gjithmonë ka qenë në qendër paraja. Sa ka pasur (para), gjithçka ka qenë e bukur, ndërsa kur kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam mjaftueshëm inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur dhe vetëm kam parë se deri ku po shkon dhe siç ka filluar, ka mbaruar,” tha ai.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi ynë dhe sapo ia ka arritur qëllimit, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen dhe s’më ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveç të eci me hapa ligjorë,” shtoi Blero më tej duke pretenduar edhe se mund të ketë një padi kundrejt Afronës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.