E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agaçi: Nga 2010 deri në 2013 janë publikuar dhe miratuar me dhjetëra vendime me procedurë të përshpejtuar!
Publik News

Agaçi: Nga 2010 deri në 2013 janë publikuar dhe miratuar me dhjetëra vendime me procedurë të përshpejtuar!

Komisioni hetimor vijon mbledhjen lidhur me aferën e incenetarorëve. Pjesë e kësaj mbledhje , Engjëll Agaçi deklaroi se procedurat dhe finalizimet janë të ndryshme.

I pyetur lidhur me agjencinë e prokurimit publik, se përse nuk publikon kontratën, ai tha se kjo është një pyetje e cila duhet t’i drejtohet drejtuesit të institucionit përkatës.

Pjesë nga diskutimi:

Agaçi: Ministri Cani e ka shpjeguar se fillimi i një procedura dhe finalizimi i saj janë të ndryshme. Unë në këtë pozicion jam në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për sigurimin e kësaj kontrate . Nëse duhet neni 41 pika 2, saktëson se një angazhim i tillë detyrues miratohet me vendim të këshillit të Ministrave.

Deputeti i PD: A ka ndodhur që agjencia e prokurimi publik e cila në dijeni time duhet të ketë filluar publikimet në 2008, të mos publikojë një kontratë…?

Agaci: Në dijeni time kontrata në fjalë rezulton e publikuar në regjistron kombëtar të njësisë së koncesioneve. Ndoshta gaboj, s’jam i sigurt. Pyetjet rreth sekretarit i cili nuk ka kompetenca të përqendrohen në atë të cilën ligji më njeh dhe më ka dhënë kompetenca.

Gështenja: Pyetja ishte për agjencinë e prokurimit publik, përse nuk publikon këtë kontratë, përse nuk ka njoftuar?

Agaçi: Është një përgjigje që duhet ta japë drejtuesi i atij institucioni…

Pyetje: Ju shqetëson fakti se në këto procedura si nga shteti dhe privati marrin pjesë i njëjti grup personash? Jeni të njëjtë njerëz që e keni menaxhuar procedurat?

Agaci: Pyetjet duhet të jenë më specifike. Unë nuk disponoj informacione në momentin kur kanë ndodhur këto procedura.

Boçi: Nuk besoj që një procedurë e përshpejtuar të lejon shkeljen e ligjit. Kush është emergjenca që duhej procedura e përshpejtuar?

Agaci: Është sistemi elektronik i akteve që mundëson një shpejtësi në proces dhe me vënien në funksion të këtij sistemi që është risi për administratën, pikërisht falë kësaj teknologjie nga viti 2010 deri në 2013 janë publikuar dhe miratuar me dhjetëra vendime me procedurë të përshpejtuar. Nuk po them se në ato vite është bërë një procedurë e paligjshme. Ishte në informacionin tonë që qyteti i Elbasan ndodhej në një situatë emergjente të shpallur nga Bashkia dhe natyrisht kishte një interes publik për qytetarët. Nuk është urgjenca apo interesi publik që prevalon në këto procedura, por fondalmentale është që akti të plotësojë të gjitha kriteret dhe akti në fjalë i plotëson të gjitha kriteret.

Boçi: Në datën 17 keni miratuar financimin e kontratës? Në datën 17 sikur të mos ishte firmosur një kontratë e ligjshme, ju do të miratonit financimin?

Agaci: Autoriteti kontraktues mund të hyjë në një angazhim detyrues në emër të shteti që do të ketë efekt.

Boci: Tek kontrata e Elbasanit dhe Fierit Autoriteti kontraktori është përcaktuar Ministria e Mjedisit, ku u mbështet për këtë rast? Në 2018 ka një vendim që ndryshon autoritetin kontraktor që bëhet ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si e përcaktuat në 2014 Ministrinë  e Mjedisit autoriteti kontraktor?

Agaci: Kompetencat  e Ministrive janë të përcaktuara saktë . Ju konfirmoj se Ministria  e Mjedisit ka pasur të gjitha kompetencat, por ka edhe ligje të vecanta që përcaktojnë se cilat janë Ministritë përgjegjëse për mjedisin. Ministria e Mjedisit ishte kompetente sepse e përcaktonte ligji.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët po vijon procedurën e marrjes në pyetje të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka replikuar me Agaçin, teksa e pyeste se sa ishte numri i vendimeve të dhëna për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Deputeti pyeti Agaçin sesa miratime janë dhënë brenda datës 16 dhjetor 2014 për draft-kontratën e lidhur për inceneratorin e Elbasanit. Sekretari i Kryeministrisë tha se nuk mundet që të dijë për shkak të fluksit të punës sesa miratime ka marrë kjo kontratë.

PJESE NGA DESHMIA
Helidon Bushati: Sa miratime per draftkontraten qe eshte bashkëlidhur vendimit Nr.907 keni marre brenda dates 16.12.2014 nga ministri dhe institucionet qendrore?
Engjëll Agaçi:
I nderuar z.deputet, e përsëris pergjigjen time. Pergjigja ime eshte e njëjta me pare. Eshte e pamundur per zyrën e Sekretarit te Pergjithshem te dije sesa vendime merren dhe me qindra dhe mijëra institucione çdo dite ne aktivitetin e qeverise shqiptare. Ajo e cila eshte detyrimi im ligjor dhe iu përgjigja. Pyetja juaj e mori pergjigjen. Por nuk kam përgjigje tjeter.

Helidon Bushati: Ju falënderoj per mospergjigjen. Por nje sekretar i Pergjithshem qe e ka ne detyrën e tij funksionale ka edhe përgatitjen e dosjeve qe hyjnë per diskutim ne KM dhe per çështjen me te rëndësishme qe diskutohet sot ne Shqiperi, qe ka ardhur këtu per dëshmuar, nuk di sesa miratime jane marre. Nderkohe qe kolegët e opozitës kane dale ne media duke deklaruar qe jane marre 17 miratime nga ministri dhe institucione brenda ditës per nje kontrate 47 faqe. Eshte e pamendueshme qe te niset nga Ministria e Mjedisit, te shkoje ne nje ministri tjeter. Te ngrihet drejtoria Juridike ta shqyrtoje 47 faqe, te kuptojë sa eshte e ligjshme apo jo. Te përgatisë pergjigjen dhe t’ia ktheje Keshillit te Ministrave. E gjitha kjo behet fjale brenda 8 orarit te punës. 17 miratime brenda ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.