E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agim Kajmaku përdorte biznesin e luleve për trafik droge
Lajme

Agim Kajmaku përdorte biznesin e luleve për trafik droge

Lënda narkotike ishte fshehur në disa vazo me lule dhe bashkë me të u arrestua dhe nipi i tij. Agim Kajmaku zyrtarisht, prej vitit 2004 merret me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave.

Shitësi i luleve në zonën e Vorës e më gjerë, “Kajmaku shpk” e shtoi aktivitetin duke u marrë me “prodhim, shitje, tregim shumë e pakicë farash, fidanëve, pemëve frutore e dekorative, etj., punim i sipërfaqeve të gjelbërta, parqe, dekore urbane…”. Kjo deri në mesin e korrikut, kur Agim Kajmaku, fitues pa garë në votimet e 30 qershorit, u zgjodh kryetar i bashkisë së Vorës. Ai më pas ja shiti aksionet bashkëshortes.

Kajmaku ishte klient i vjetër i një fidanishteje në Itali, në zonën e Grottamare. Ai bashkë me nipin kishin blerë disa fidanë lulesh të vegjël, por bënë ndryshimin e vazove. Edhe pse ishin lule të vogla, ata i vendosën në vazo shumë më të mëdha. Kjo ngjalli dyshime te pronari italian i fidanishtes, që vuri në dijeni policinë. Brenda vazove ndodhej lënda narkotike.

Sipas informacioneve, grupi ku bënte pjesë Kajmaku ishte zbuluar nga Guardia Di Finaza para 8 muajsh dhe deri më tani ai ishte në monitorim total. Ndërkohë 2 muaj më parë, anëtarët e grupit monitoroheshin 24 orë, pasi ishin instaluar kamera dhe përgjues në zonat që ata frekuentonin. Sipas të dhënave, Kajmaku ishte anëtar i ri i grupit. Kur është ndaluar nga policia ai është prezantuar i Agim Kajmaku, i datëlinjdes 6 korrik 1971.

Nga autoritetet shqiptare nuk ka asnjë të dhënë deri më tani mbi operacionin e kryer, ndërkoha që prite të ketë dhe reagime.

Agim Kajmaku u zgjodh kryetar i bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershor 2019 por pas denoncimit nga PD se kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit nisën edhe hetimet nga prokuroria, e cila i dha të drejtë opozitës. Kajmaku kishte fshehur një dënim në Greqi ku figuronte me emër tjetër. Më 1 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shkarkojë nga detyra Kajmakun, në mënyrë unanime me 5 vota pro.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Ai u proceduar për falsifikim formulari dhe arriti të arratisej për disa muaj, derisa u prangos në një spital privat. Por duket se Kajmaku nuk ka qëndruar shumë në qeli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.