E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agjencia e OKB: Fëmijët në Gaza po vdesin nga dehidratimi dhe mungesa e ushqimit
Lajme

Agjencia e OKB: Fëmijët në Gaza po vdesin nga dehidratimi dhe mungesa e ushqimit

Agjencia e OKB për Refugjatët Palestinë (UNRWA), ka deklaruar se raportet për fëmijët që vdesin nga dehidratimi dhe kequshqyerja në veri të Gazës janë të tmerrshme.

“Raportimet se të paktën gjashtë fëmijë të tjerë kanë vdekur nga dehidratimi dhe kequshqyerja në Gazën veriore janë të tmerrshme”, tha të enjten UNRWA.

Në vijimësi UNSWA ka raportuar për kushte të tmerrshme jetese në Gaza, ku shpesh mungon aksesi në ushqim dhe ujë.

Ata kanë bërë thirrje për armëpushim si mënyra e vetme për të zgjidhur situatën e rëndë humanitare.

“Një armëpushim i menjëhershëm vazhdon të jetë çështje jete a vdekjeje”, tha agjencia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.