Agjentë të BKH zbarkojnë në Bashkinë e Elbasanit, sekuestron celularët e nënkryetares dhe disa zyrtarëve; priten urdhër-arreste

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i SPAK dhe BKH në Bashkinë e Elbasanit.

Sipas informacioneve, agjentë të BKH në bashkëpunim me policinë kanë sekuestruar dokumente, 6 celularë dhe disa kompjuterë, në kuadër të një hetimi që ka nisur për abuzime me tenderët.

Një nga zyrtarët, të cilëve iu është sekuestruar telefoni është nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit. Sipas burimeve janë prerë dhe fletë-arreste.

Po ashtu mësohet se agjentët e BKH kanë sekuestruar një telefon tek një nga punonjësit që ka si funksion prokurimet publike në këtë bashki. Gjithashtu, raportohet se punonjësit tjetër agjentët e BKH-së, i kanë dalë në rrugë dhe e kanë ndaluar, duke i komunikuar vendimin për sekuestrimin e aparatit të telefonit. Pas përpilimit të proces-verbalit të sekuestrimit të aparatit telefonik, punonjësi i bashkisë është lënë i lirë.

Me gjasë pritet të ndodhë e njëjta gjë si me Bashkinë e Tiranës. SPAK pak javë më parë arrestoi një numër të madh zyrtarësh dhe dha masa sigurie për disa të tjerë. Sipas burimeve, pritet që në vijim të qartësohet edhe situata në Elbasan, për të parë se për çfarë abuzimesh bëhet fjalë.

Publikuar nga Publik Media