E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj akuza  Bashës: Grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën! Deputetja e PS ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin
Lajme

Agron Shehaj akuza Bashës: Grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën! Deputetja e PS ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin

Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka akuzuar Lulzim Bashën se grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën.

Shehaj u shpreh se mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament.

Deputeti e cilësoi një akt të tillë të qëllimshëm për të shpëtuar Olta Xhaçkën, ndërsa theksoi se deputetja e PS “ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin”.

Agron Shehaj: Kjo shfaqja këtu është realisht e neveritshme. E vërteta është se mandati i Olta Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Dhe është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhçkën. Kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje, Xhaçka ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.