E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj ka hyrë në garë jo për të bërë lojën e Lulit, por për ta fituar atë
Publik News

Agron Shehaj ka hyrë në garë jo për të bërë lojën e Lulit, por për ta fituar atë

Deduksion llogjik që më çon në konkluzionin se Agron Shehaj ka hyrë në garë jo për të bërë lojën e Lulit, por për ta fituar atë.

Tani, nëse do kisha të drejtë vote do ta votoja vetë, por meqënëse nuk kam, dhe duke qenë se Goni konkuron për kreun e partisë së opozitës, gjë e cila nuk bën të kalohet me indiferentizëm, po them nja dy gjëra pse duhet dhënë vota Gonit.
Nëse ndonjë anëtar ka nevojë edhe për një mendim më shumë, ta gjykojë.

1-Agron Shehaj, për rastësi, qëllon që të jetë “fytyra” jonë e tranzicionit, dhe njëkohësisht modeli se si, secili nga ne duhej të kishte kapërcyer këtë tranzicion. E kam fjalën për simbolikë për këtë foton në anijen e eksodit.
Ky djalë iku me eksodin biblik të fillim ‘90 dhe u kthye si njeri i suksesshëm. Në planin individual e ka kapërcyer tranzicionin suksesshëm.
I duhet PD për të përmbyllur dhe lënë pas krahësh tranzicioni, gjithashtu edhe Shqipërisë.

2-Agron Shehaj është modeli i njeriut punëtor dhe shembulli se me punë, pa qenë nevoja për t’u bërë trafikant, hajdut, apo çdo lloj gjëje tjetër, mund t’ia dalësh të bëhesh i dobishëm për veten dhe vendin.

3-Nuk ka asnjë njollë dhe akuzë për korrupsion. Kjo është shumë.

4-Është me rrënjë të djathta dhe nga të vetmit që ka investuar, pa na nxjerrë sytë me propagandë ne tjerëve, për shtresën së cilës i përket.

5-Duke qenë sipërmarrës, ka nervin dhe intuitën e duhur të jetë, si konstruktiv, ashtu edhe i vendosur për të investuar në një ide, e për ta çuar përpara me vendosmëri atë.

6-Nuk do ketë njeri frikë as nga bashkëpunëtorët e afërt as nga militantët se, o bo bo bo na futet në pazar me qeverinë dhe do na lejë në mes të rrugës, për çdo kauz opozitare.

7-Duke qenë së është i pasur, ka shumë premisa për të mos patur frikë se do bëjë lista deputetësh apo kryetar bashkie duke marrë para në këmbim, dhe pastaj del një listë që ec e merre vesh, listë që nuk mbledh dot vota.

8-Do të vdesë përfundimisht idea e bashkëqeverisjes.

9-Do të jetë pa komplekse për të hapur partinë ndaj prurjeve të reja pasi është vetë riosh në të dhe nuk është plotësisht i kapur apo borxhli ndaj asnjë konjukture.

10-Si do që të jetë Agroni, një gjë është e sigurt, nuk po kërkon të bëhet kryetar i një partie të cilën e ka çuar nga humbja në humbje nja pesë herë. / Hysni Gurra

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.