Agron Shehaj lajm i mirë për PD-në dhe opozitën
Nga Naim Noka/
Agron Shehaj sfidon Bashën për kreun e PD-së. Ky është kryelajmi i ditës. Nuk jam i bindur se në këtë pak kohë që ka në dispozicion do të mund të marrë kreun e PD-së. Por shpallja e kandidaturës nga Shehaj është lajm i mirë dhe shpresë për PD dhe opozitën.
Shehaj është një prurje simpatike plot energji dhe që frymëzon. Nuk është pa peshë dhe fryt i kulisave dhe hatêrmbetjeve si grupi ‘për PD-nê ‘apo rryma pa peshë në demokracinë tipike të partive shqiptare jo vetëm të PD-së por në të gjitha partitë e kryetarëve që u ngjitet kolltuku pas të ndenjurave dhe me vulēn e partisë në xhep,bëjnë qejf duke mbretëruar me jesmenë e karrieristë të sëmurë.
Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike! Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë. Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri. Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime….
Nga mezashi i Agron Shehajt në shpalljen e kandidaturës për kreun e PD-së, ndryshe nga Fatbardh Kadilli, dhe Edit Harxhi apo Ibsen Elezi, kandidatura e Shehajt është serioze dhe përbën garē me Lulzim Bashën. Të kuptohemi, Agron Shehaj rrit staturën e tij politike dhe forcon pozitat e tij drejtuese por e ka thuajse të pamundur të marrë drejtimin e PD-së në garën e pak ditëve pas humbjes dhe ende pa mbaruar procesi elektoral i zgjedhjeve të 25 prillit.
Pse Shehaj është kandidat serioz dhe dinjitoz para demokratëve?
E para sepse nga deputet i Vlorës e provoi që është i votuar me mbi 14 mijë vota personale në Tiranë.
E dyta duket se nuk është pjesë e hatërmbetjeve për lista dhe ka bërë një fushatë europianiste në zemër të Tiranës duke fituar edhe simpatinë e kundershtarit politik dhe kandidatura e tij është e zhveshur nga akuzat për mëri personale dhe hatërmbetje.
E treta në parlament Shehaj ishte një nga deputetet me seriozë në artikulimin e skandaleve dhe korrupsionit siç ishte tenderi 20 milionësh i unazës së re. Askush nuk do ta dinte se ky tender u fitua me letra fallco, nga një i panjohur me kompaninë ‘DH Albania’ nëse nuk do ta zbulonte deputeti demokrat Agron Shehaj.
Artikulimi i tij i thjeshtë por bindës dhe mbi të gjitha një biznesmen i fuqishëm i pa ndikuar nga interesa apo lidhje tangent ose jo me oligarket e Tiranës.
Agron Shehaj e di mirē se duhet të shpalosë përballë Bashës një platformë bashkuese me të gjithë spektrin e pakënaqur dhe opozitar tē shoqërisē shqiptare, pasi PD dhe opozita ndodhen nē një moment shoku elektoral dhe kanë nevojë për motivim, një frymë të re gare që i bashkon por duke bërë të qartë sesi do ta ringrejë PD dhe opozitën deri në zgjedhjet lokale që mund të jenë afër në vartësi të vendimeve nga Gjykata Kushtetuese.
Shehaj duhet të tregojë se si përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, Ai dhe PD do të ndërtojnë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.
Shehaj duhet të shprehë qartë dhe pa ekuivoke se si do ta përballojē peshën e tutelës së diplomacisë së ambasadorëve që duan Stabilokracinë dhe regjimin Rama në dëm të demokracisë dhe vendit. Agron Shehaj do duhet të bëjë të qartë ,a do t’i kërkojnë Partisë Demokratike të mbajë një qëndrim më të fortë në mbështetje të liderit historik duke marrë për vete zemërimin mbështetësve demokratë dhe simpatizantët e Berishës, apo do të jetë as mish as peshk si Basha në lidhje me qendrimin ndaj shpalljes ‘non grata’ nga Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i mbështetur edhe nga Soreca sot në Korçë.

Si do të përballojë sulmet e forta dhe me orkestrim nga jashtë nga Departamenti Amerikan dhe diplomacia e interesave gjeostrategjike dhe partizane te regjimeve stabilizuese në dëm të demokracisë dhe prosperitetit të pak më shumē se gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet e 25 prillit.
Shehaj ndryshe nga Basha duhet të tregojë me platformē të qartë krijimin e një fronti të gjërë opozitar në një betejë jo fort të lehtë kundër regjimit të Ramës plus diktatit të ndërkombëtarëve, që e mbështesin hapur dhe punojnë për regjimin e tij.
Agron Shehaj duhet ti bëjë oponencë Lulzim Bashës sesi mund të bashkojë rreth opozitës të gjithë zërat kritikë me qeverinë duke filluar me spektrin e gjërë nga intelektualë, shoqëri civile, media dhe platforma sociale, studentë, pse jo dhe kundërteshtarët e nje familje që janë shkëputur nga PD dhe krijuan parti të reja. Tē kërkojë mbështetjen nga çdo faktor i vyer i shoqërisë duke i bindur natyrshëm për t’i bashkuar në një front natyral opozite dhe të vendosur për ta patur në zgjedhje përballë Ramës dhe për të mbrojtur me çdo kusht demokracinë nga një koalicion i Ramës me ambasadorokracinë stabilokrate USA- EU dhe okigarkët.
Procesi i ankimit ligjor të zgjedhjeve, ashtu si në KAS do të mbyllet edhe në Kolegjin Zgjedhor sepse dihet që nuk do të vendosin kundër regjimit dhe stabilokracisë Rama. Por a e ka fajin i vetëm Berisha për 8 vitë qeverisje të Ramës?! Berisha dhe Rama thuajse kryesojnë si drejtues të vendit.
A nuk ka abuzuar Rama me fondet shtetërore?!
A nuk ka bërë të pasur lloj-lloj figurash të parëndësishme?
A mbetet Rama politikan i vetëm i tranzicionit?
A mundet Shehaj të krijojë nje PD dhe opozitë ndryshe nga tranzicioni katrahurë i 30 viteve?
A mundet t’i tregojë Bashës përballë se investimi amerikan në Reformën në Drejtësi duhet njē qendrim serioz dhe bashkëpunues pasi vendi është pa gjykata akoma dhe pa institucione.?
A do ketë një chec-up të detajuar mbi masakrën e administratēs Rama në ekonominë tonë të raskapitur nga koncensionet dhe PPP-të private të Ramës?
Kush ështē strategjia që ka PD dhe opozita për ligjin zgjedhor aktual që i dha një dorë në humbjen e 25 prillit bashkë me ndarjen e gabuar administrative?
Politikanët e katrahurës së tranzicionit që dominuan duhet të largohen sa më parë duke filluar me Ramën. Agron Shehaj po jep ndihmesēn e tij duke hedhur hapin e parë serioz në karrierë e tij polike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



