E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj: Shqipëria nuk ka asnjë shans të hyjë në BE, nëse kryeministri nuk del para drejtësisë
Lajme

Agron Shehaj: Shqipëria nuk ka asnjë shans të hyjë në BE, nëse kryeministri nuk del para drejtësisë

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj ka folur mbi propozimin e mazhorancës për të ngritur një komision për të luftuar korrupsionin.

Shehaj e cilësoi këtë të gjithë si një propagandë nga kryeministri, Edi Rama.

Ai shtoi se Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë dhe sipas tij, vendi nuk ka asnjë shans të futet ne BE, nëse Rama nuk del para drejtësisë.

“Në këto 11 vite qeverisje, ajo që ka thënë Edi Rama, nuk ka qenë kurrë ajo që ka bërë. Formalisht ka thënë do bëjmë amnistinë për njerëzit e thjeshtë, nuk do të përfshihen të korruptuarit, pas dy javësh rezulton se ato janë përfshirë. Të njëjtën gjë u tha për inceneratorët, u morën parat dhe ata nuk dogjën mbetjen. Edi Rama do të krijojë një komision që në vend që të luftojë korrupsionin, do të jetë një komision anti SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.