E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ahmetaj nën hetim nga SPAK/ Ironia: E ka zënë mallkimi i ‘gropës së tjetrit’
Flash

Ahmetaj nën hetim nga SPAK/ Ironia: E ka zënë mallkimi i ‘gropës së tjetrit’

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj zyrtarisht është nën hetim nga SPAK për 4 akuza. Prokuroria e posaçme po e heton Ahmetajn për veprat penale që i  përkasin dy procedimeve penale, të cilat janë bashkuar në një të vetëm.

Për çështjen e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa për një tjetër kallëzim për pasurinë e tij ai po hetohet për “pastrim të parave”, “korrupsion” dhe “fshehja e pasurisë”.

Hetimet për Ahmetajn kanë nisur që në 19 shtator të vitit të kaluar, por ankimimi i kryer në gjykatë nga mbrojtësit e tij për kontrollet e ushtruara në banesat e tij dhe të bashkëjetueses më 8 mars faktoi bashkimin e 2 procedimeve dhe hetimin e tij për 4 vepra penale.

Pas këtij lajmi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Nuk di të them cilat janë akuzat zyrtare ndaj Arben Ahmetajt, por mesa kuptoj e ka zënë ai mallkimi i “gropës së tjetrit”.

Dukshëm ka rënë brenda në atë gropë, që e hapi jo pa mund… E hapi dhe me të tjerë, të cilën nuk ranë me të këtë herë, por do bien në një gropë tjetër të ngjajshme.

Të shohim.

Për standardin e drejtësisë nuk po harxhoj më kohë dhe fjalë,” shkruan Manjani.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.