E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ajola Xoxa paraqitet në  Prokurorinë e Posaçme
Flash

Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, në vijim të masës detyrim paraqitje.

ajola xoxa

Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje.

Sakaq, Erion Veliaj sot kërkon lirinë nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndron prej 10 shkurtit, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Seanca e Veliajt fillon në orën 14:00, teksa çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.