Krijohet perimetër sigurie tek Infektivi
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë qeveria ka marrë menjëherë masa për të parandaluar përhapjen e metejshme.
Aktualisht raportohet se jashtë Infektivit të QSUT ku po mbahen babë e bir, është ngritur një perimetër sigurie, që nuk duhet ta shkelë askush.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka komunikuar shkurt me gazetarin Erjon Skëndaj. Ai ndër të tjera ka apeluar të mos përhapet panik, pasi kjo është një masë e nevojshme në situatën ku ndodhemi.
“Duhet të marrim disa masa shtesë, të mos përhapim panik, të krijojmë një perimetër sigurie në këtë spital. Na lini të merremi me rastin”, ka thënë Veliu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



