AKSHI i jep 500 MLN të tjera kompanisë së Ilir Beqajt
Ilir Beqaj ndoshta në pamje të parë mund të duket sikur po “vuan” duke bërë varavingo në zyrat e SPAK, por në të vërtetë Rilindja vazhdon t’i mbushë atij xhepat plot me miliona lekë nga taksat e shqiptarëve.

Në rastin konkret është AKSHI, e cila i ka dhënë plot 500 milionë lekë të vjetra me TVSH kompanisë “FASTECH”. Dihet prej kohësh se AKSHI dhe “marioneta” Mirlinda Karçanaj janë ndër levat e preferuarar të qeverisë për të shpërndarë paratë publike tek xhepat e atyre që “duhet” t’i përfitojnë.
Në rastin konkret duket se përfituesi është Ilir Beqaj. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-91967-12-22-2023. Objekti i tij është “Mirëmbajtja e sistemit të depove farmaceutike (eDepo) për FSDKSH” dhe ka si fond limit shifrën 43,839,134 lekë të reja pa TVSH ose gati 526 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Natyrisht siç ndodh thuajse gjithmonë, edhe ky tender është tepër i dyshimtë. Themi kështu, pasi nga 3 firma që kanë marrë pjesë, ka fituar ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Kjo firmë është pikërisht FASTECH e cila është denoncuar shpesh në media si e lidhur me Ilir Beqajn.
Ndonëse me letra kompania ka si pronar një farë Andis Papa, paratë në realitet duket se shkojnë direkt e në xhepat e Ilir Beqaj. Pikërisht është kompania FASTECH ajo që është shpallur fituese për vlerën 42,303,600 lekë të reja pa TVSH ose gati 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nga ana tjetër kjo vlerë figuron të jetë sa 97% e fondit limit të tenderit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



