E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në aksin Koplik – Shkodër, polici përplas për vdekje biçiklistin 49-vjeçar
Lajme

Aksident fatal në aksin Koplik – Shkodër, polici përplas për vdekje biçiklistin 49-vjeçar

  Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një polic ka përplasur për vdekje një qytetar që po udhëtonte me biçikletë. Mësohet se i vdekur ka mbetur 49 vjeçari Agim Shkambaj, i cili u përplas nga polici Gjergj Gjeloshi që po udhëtonte me një mjet tip “Fiat”. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhejn e rrethanave të plota të aksidentit, si dhe ka arrestuar efektivin e policisë.

Shkodër/Informacion Paraprak Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.