Aksident fatal në Librazhd me një vdekur
Katër persona janë nxjerë nga brenda makinës së kthyer përmbys në lumin Shkumbin. Sipas informacioneve të para mësohet se deri tani është një person i vdekur. Dyshohet se atë e ka marrë rryma e ujit.
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit. Makina tip Benz ML në tentativë për t’i shpëtuar aksidentit me një makinë tjetër ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.
Forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikësve të qytetit të Elbasanit dhe Librazhdit shkuan në vendngjarje. Ndërsa për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes, në lumë ka hyrë edhe një fadromë për të ndihmuar në lëvizjen e makinës së kthyer përmbys. Më herët në spital ishin dërguar tre persona për t’u dhënë ndihmën e shpejtë, ndërsa mësohet se një fëmijë është në gjendje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



