E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut, duke shkaktuar pasoja të rënda në njerëz.

Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë goditur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për një prej personave të përfshirë, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, si dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.