E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident  i frikshme / Makina përplaset me bordurën dhe përfundon në kanal
Lajme

Aksident i frikshme / Makina përplaset me bordurën dhe përfundon në kanal

Barriera mbrojtëse kalon mes për mes mjetit

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit me dy të plagosur në Maliq.

Në videot e siguruara nga korrespondentja e Gazeta Panorama, shihet që barriera mbrojtëse e rrugës ka kaluar mes për mes automjetit.

Mësohet se Audi është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i makinës me iniciale I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Raportohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina shoferin.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.