Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, autobusi me pasagjerë del nga rruga pasi u godit nga kamioni
Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.
Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një kamion dhe ka dalë nga rruga.
Deri tani raportohet se eshte lënduar një fëmijë dhe është dërguar për mjekim në spital.
Mësohet se ka qenë kamioni që ka goditur nga pas autobusin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetin tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme.
Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



