Aksident i rëndë në bllok, ‘Benz-i’ përplaset me taksinë
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një taksi, në një prej kryqëzimeve të zonës.
Siç edhe duket në pamje, makina ‘Benz’ e ka goditur në anësore taksinë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



