Aksident i rëndë nê Gramsh
Një aksident i rëndë me një viktimë dhe 3 të plagosur ka ndodhur në fshatin Poroçan

Mësohet se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Toskollare” ndërkohë që fshati Poroçan është rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit.
Policia e ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Të aksidentuarit janë transportuar në spitalin e Gramshit. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



