Aksident i rëndë në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal. Dyshohet se një defekt u bë shkaktar që…
Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur këtë të dielë në Lezhë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Lalmit të Ri, ku siç shihet nga pamjet e mëposhtme një automjet tip Volswagen ka përfunduar i përmbysur në kanalin anës rrugës.
Korrespondenti i Gazetës Panorama në Lezhë bën me dije se si pasojë e një defekti, makina mori gaz duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në kanal.
Drejtuesi i automjetit shpëtoi për mrekulli pa asnjë lëndim serioz.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



