E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, tre të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

Një aksident me tre të lënduar është shënuar këtë pasdite në në fshatin Kutall, në rrugën Ura Vajgurore- Fier.

Sipas “Report Tv” një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip Citroen, me drejtues shtetasin F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.aksident-naten-policia-770x433

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H.M, 61 vjeçe, të cilët mësohet se janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat.

 

Grupi hetimor mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.